Dolën tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, gruaja e pranon: Gënjyem se na duheshin lekë

2191
0

Para pak kohësh Arian Bega klishte bërë thirrje publike në emisionin ‘Historia ime’ se e shoqja e kishte braktisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tyre.

Ditën e djeshme, ai ishte sërish në emision dhe gjatë një lidhjeje telefonike me bashkëshorten e tij Elidën, kjo e fundit ka mohuar fjalët e tij, duke theksuar se nuk ka braktisur fëmijët por vetëm atë.

Elida tregoi se Ariani ka ushtruar dhu në psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë të cilën i shoqi e ka mohuar. Po ashtu ka shtuar se ai është i ati i  4 fëmijëve të tjerë nga dy martesa të mëparshme dhe këtu Ariani ka ndërhyrë duke thënë se ka vetëm dy.

Dyshja është bërë e njohur në media, kur para 10 muajsh Elida gjatë emisionit “Dua te te bej te lumtur”, i kërkoi të falur publike të shoqit që e kishte tradhëtuar e për më tepër e kishte futur në burg pa arsye.

Ditën e djeshme, te ‘Historia ime’, Mirela Milori e ka pyetur përse i ka kërkuar falje Arianit dhe ajo ka zbuluar se në fakt ka qenë i gjithi një komplot mes tyre, ndërmjet së cilit synonin të merrnin ushqime falas dhe pagesën e qirasë për 2 muaj.

Mirela Milori: Elida ke bërë një emision të tërë në një ekran tjetër, ku i ke hedhur poshtë këto dhe i ke kërkuar falje Arianit?

Elida: Se tani më dole, se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë më Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..

Mirela Milori: Më fal, ke gënjyer tek ai emisioni tjetër?

Elida: Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri…