Apeli i prindërve/ 2-vjeçari që po ngre botën në këmbë, mjekët i heqin aparaturat por ai vazhdon të jetojë

623
0

Historia e vogëlushit 2 vjeçar, Alfie Evans, po mbanë në peshë zemrat e shumë njerëzve jo vetëm në Angli e Itali, por në mbarë botën.

Edhe pse mjekët i hoqën aparaturën e frymëmarrjes artificiale, duke u shprehur se ai nuk kishte më forcë për t’ia dalë mbanë, 2 vjeçari mbijetoi edhe pasi i fik paisja.
Pas kësaj ka nisur një seancë urgjente këtë pasdite në gjykatën e Mançesterit, ndërkohë që një helikopter-ambulancë rrinte në gatishmëri, në pritje të vendimit për ta dërguar fëmijën në Itali, ku autoritetet italiane ndërhynë që të vazhdonin ta mbanin në jetë. Gjatë seancës, gjykatësi u tha mjekëve që fëmija duhej lënë të vdiste në shtëpi.

Alfie prej disa muajsh është vënë në qendër të një sërë betejash ligjore midis prindërve dhe zyrtarëve britanikë të shëndetësisë dhe drejtësisë. Gjykatësit dhe mjekët ranë dakord që ishte më njerëzore që të fikeshin pajisjet e të fëmija të lihej të vdiste, por 2-vjeçari vazhdoi të jetojë e të marrë frymë vetë.

Prindërit kanë pasur disa përballje ligjore që fëmija të vazhdojë të mbahet në spital. Ata arritën deri aty sa t’i japin fëmijës nënshtetësi italiane që ta dërgojnë në Romë, ku të vazhdojë të mbahet në jetë nëpërmjet pajisjeve. Por më parë çështja duhej zgjidhur në gjykatat britanike.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë qytetarët britanikë të cilët kanë protestuar përpara spitalit, duke tentuar të hyjnë me forcë, e duke kërkuar që të mos i hiqen aparaturat. Edhe Papa Françesku ka kërkuar që të dëgjohen lutjet e prindërve të vogëlushit.

Sëmundja nga e cila vuan vogëlushi është ende misterioze. Ai ka që në 9 Maj të vitit 2016 që është në gjendje gjysmë-vegjetative. Neurologët kanë përcaktuar se fëmija vuan nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale.

Kjo do të thotë që trupi i fëmijës nuk arrin të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. Kjo sindromë është pothuajse gjithnjë fatale me fëmijët e vegjël, edhe pse disa arrijnë të shtyjnë deri në adoleshencë. Ende nuk ekziston një kurë, por ka mjekime që ulin simptomat.

The Sun