Ankthi, stresi dhe marramendja, ja si t’i kurojmë!

Ankthi dhe stresi po bëhen shumë problematike për shëndetin e njerëzve, sidomos këto dekadat e fundit. Këto fenomene i vuajnë afërsisht 150 milion njerëz në të gjithë botën. OBSH parashikon që ky numër me këto diagnoza rritet dita ditës, sepse shumë shkaqe ndikojnë në përparimin e tyre si: varfëria, papunësia, mirëqenia e jetesës nën vlerat minimale jetike, pasiguria e jetës, katastrofat natyrore, tcunamet, tërmetet, luftrat, konfliktet mes shteteve, përplasjet fetare, kërcënimet terroriste, mosushqyerja dhe mosdiagnostifikimi në kohë i shumë sëmundjeve, (për arsye të kostos së lartë të kurimeve dhe ilaçeve). Të gjitha këto çojnë në një rritje të madhe të stresit përballë halleve të jetës për mbijetesë dhe mënyrat për të përballur peshën e jetës.

Merrni një gjethe nenexhik: Me të filluar shqetësimet mbajeni poshtë gjuhës për 5 -10 minuta. Kjo mund të përsëritet 2-3 javë rresht.

Lëngu i 2 kokrrave të limonit: ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet para gjumit.

Ankthi shfaqet edhe nga gjëndrat tiroide, prandaj duhet trajtuar mirë. Merrni në mënyrë të barabartë, lule bliri, rozmarinë, lule kamomili dhe valerianë, pra nga një lugë gjelle nga këto bimë të grimcuara dhe ziejini në 500 gr ujë për 5-10 minuta. Pastaj kullojini dhe pini 1 gotë nga lëngu, në mëngjes herët dhe një gotë në mbrëmje vonë.

Por përveç ankthit, shfaqet dhe stresi, pagjumësia dhe marrja e mendëve. Të gjitha këto shkojnë zinxhir dhe duhen trajtuar me disa metoda për kurimin e tyre. Këta të sëmurë duhet të mënjanojnë ngacmimet nervore, psikike, mërzitjen, emocionet e forta, mbilodhjen mendore dhe fizike. Të bëjnë një jetë të rregullt. Ushqimi dhuhet të jetë i shumëllojshëm dhe i bollshëm, të mënjanojnë abuzimet me alkoolin dhe duhanin. Gjumi duhet të bëhet i qetë dhe i rehatshëm.

Trëndafili i egër: Në 2 litra ujë hedhim 10 lugë gjelle me fruta të copëtuara, që i ziejmë për 20 -30 minuta. Këto hidhen në momentin e valimit dhe ziejnë ngadalë. Pas ftohjes, kullohen me napë katërshe në mënyrë të tillë që të mos mbeten qime të holla të trëndafilit, që të mos depërtojnë në fyt, sepse ngacmojnë dhe acarojnë fytin e stomakun. Kjo masë e përgatitur pihet çdo vakt para buke, e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar me mjaltë.

: Valojmë 2 litra ujë. Në momentin e valimit hedhim 10 lugë gjelle me lule të thara. E lemë 20 -30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë dhe e ëmbëlsojmë me shqer ose mjaltë. Pihet çdo darkë para gjumit, nga një gotë uji në vakt.

Hysni Dankshi, mjek alternativ

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.