‘Më more më qafë’: Zbulohet sms-ja që nxorri zbuluar Hysnien dhe të dashurin 26-vjeçar

779
0

Hysnie Hoxhallari dhe i dashuri i saj, Kasëm Pirjasi, kanë dalë patra togave të zeza ditën e sotme ku kanë marrë dhe masën “arrest me burg” në pritje të vendimit të gjykatës për dënimin e tyre.

Dyshja akuzohet për vrasjen dhe më pas djegien e bashkëshortit të Hysnies, Olsi Hoxhallarit dhe vjehrrës së saj, Selkie Hoxhallarit. Krimi i tyre duket se është zbuluar nga një mesazh që Hysnia i ka dërguar 26-vjeçarit pas vrasjes.

“Ç’më bëre, më more më qafë!”-mësohet t’i ketë shkruar ajo të Kasëmit, me të cilin kishte lidhje jashtëmartesore.

Mesazhi që ka nxjerrë zbuluar dyshen ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, që prej disa kohësh përgjonte Hysnie Hoxhallarin si të dyshuar për krimin e rëndë.

Sakaq, ditën e sotme në gjyaktë, Kasëm Pirjasi, baba i dy fëmijëve, ka pranuar se kishte vrarë nënë e bir pasi që prej kthimit të Olsit nga Greqia, ai nuk po e takonte dot më Hysnien.

Kjo e fundit ka mohuar të ketë bashkëpunuar në krim, duke deklaruar se thjesht kishte dijeni për ngjarjen, por nuk kishte folur për shkak të frikës së opinionit publik. Burimi: JOQ