Amerikanët si sheikët, ishull ‘lundrues’ me grataçela ne New York (FOTO)

814
0

Shpesh herë jemi njohur me projektet e çmendura të sheikëve arabë. Projekte arkitektonike si grataçela, apo ishuj në mes të detit janë kthyer në realitet nga pasanikët e Lindjes, por duket se nuk do të kenë ekskluzivitetin.

Edhe amerikanët tashmë, po ndjekin modën e projekteve futuriste për të cilat aq shumë investohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një kompani amerikane pritet të ndërtojë në New York një ishull artificial mbi të cilin do të ngrihen grataçela shumëkatëshe.

Daily Mail duke iu referuar kompanisë DFA që ka marrë përsipër projektin, shkruan se ai do të jetë gati brenda vitit 2050.

Ky projekt është për t’i paraprirë rritjes së nivelit të detit në të ardhmen./