Ëndërroni të shkoni në Kanada? Me siguri ky lajm i fundit do t’ju pëlqejë!

720
0

Ky është lajmi më i mirë që mund të merrnit nëse keni synimin të shkoni në Kanada!

Është një vend shumë i ftohtë, por me njerëz miqësorë. Kjo tregohet më së miri në këtë projekt të fundit që pritet të ndërmarrë, pasi vetë kryeministri kanadez Justin Trudeau ka marrë një iniciativë që parashikon pranimin e rreth një milion emigrantëve nga be gjithë bota në vitet 2018-2020.

Për këtë projekt nevojiten rreth 440 milionë dollarë kanadezë dhe sipas ministrit vendas për Emigrantët, Refugjatët dhe Shtetësi, ekonomia e Kanadasa ka nevojë për rreth 1 milion emigrantë.
Kjo nevojë vjen pasi ritmet e plakjes së kanadezëve po ecin me ritme të larta dhe deri në vitin 2035 parashikohet që 5 milionë kanadezë të kenë dalë në pension, pra të paaftë për punë.

Në dokumentin e qeverisë thuhet se kuota në vitin 2017 për 300.000 emigrantë do të rritet në vitin 2018 për 310.000, në vitin 2019 për 330.000, ndërsa në vitin 2020 në 340.000 emigrantë. Justin Trudeau po ashtu ka marrë rekomandim edhe nga Këshilli Konsultativ për rritjen ekonomike, që të rrisë numrin e emigrantëvë deri në 450.000 të tillë në vitet 2020./Burimi:intv/