Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Greqi, ka të bëjë me dokumentet

Në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia janë në proces negociatash për të zgjidhur mosmarrëveshjet e mbartura ndër vite, ka ardhur një lajm i mirë nga shteti fqinj, që prek drejtpërdrejt emigrantët shqiptarë.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka marrë vendimin për tërheqjen e rezervës për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë.

Kjo nënkupton se do të ketë më shumë lehtësi për shqiptarët, në bërjen e dokumenteve.

Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik, kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke.

Po ashtu, një tjetër përfitim nga kjo lëvizje, lidhet edhe me reduktimin e kostove financiare për lëshimin e dokumenteve.

Ky vendim është përshëndetur nga ministria per Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. /k.k/noa.al/

- Advertisement -

Plani SEKRET i Greqisë për Shqipërisë nga Marin Mema

Cila eshte historia e marrdhenieve mes Shqiperise dhe Greqise? Kur lindi plani per te ashtuquajturin “Vorio Epir”? Ligji i luftes, coptimi, projektet e fshehta,...

Njarje e rëndë, 50 vjeçari shqiptar qëllon veten në sy të fëmijëve pas debatit me ish-gruan

Një 50 vjeçar shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës në sy të ish gruas dhe fëmijëve të tyre pas një sherri. Ngjarja e...

Ministri grek: Nuk do të bëjmë asnjë lëshim, Shqipëria nëse do të hapë negociatat, duhet te..

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Trashëgiminë Kulturore të ndërmarrë nga Instituti i Punëve të Jashtme në bashkëpunim...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.