Ambasada ka një tjetër njoftim për fituesit e Lotarise Amerikane

869
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qysh prej publikimit të të përzgjedhurve për Lotarinë, nuk i ka ndalur njoftimet lidhur me procedurat.

Kështu edhe ditën e sotme, bëhet një thirrje për gjithë të përzgjedhurit, të cilët paralajmërohen se nuk do të kenë datë tjetër interviste, në rast se nuk përgjigjen menjëherë.

“DV2020? Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste”, thuhet në njoftim.