Ambasada gjermane: Ja çfarë duhet te keni me vete per te udhetuar drejt Gjermanise

439
0

Ambasada gjermane në Tirane ka njoftuar se qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e Diel, 20 qershor, ora 0:00 CET.

Sipas njoftimit që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Ambasada bën me dije se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin por mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen zyrtare të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220