‘Aman mi Xhemile…’, Moderatorja i kthehet keq komentuesit

1400
0

Xhemi dhe Arbana Osmani janë ndër mikeshat që u kanë rezistuar viteve edhe pse kanë qenë të dyja për vite në të njëjtin ekran. Miqësi të tilla rrallë ndodhin. Xhemi është mjaft aktive në rrjetet sociale përsa u përket komenteve, sidomos kur behet fjalë për Arbanën.

Në fotot e fundit të Arbanës nga pushimet në Puglia të Italisë, Xhemi ka bërë komentin e radhës duke i shprehur hapur pëlqimin për to. E në mesin e komenteve të shumta, ishte dhe njëri krejt i papritur që me siguri e ka acaruar jo pak Xhemi Shehun.

Komentuesi i shkruan: “Aman mi Xhemile po si nuk pashë një foto të Arbanës pa like-n tënd, kurse Arbana fotot tënde pothuajse kurrë, pse kështu?”, e pyet ai. Xhemi i kthen aty për aty përgjigjen e duhur fansit: “Të falet Naze se me syze je”.