Çfarë po ndodh? Basha në Presidencë, takim me Metën

545
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit Ilir Meta. Kryedemokrati ka mbërritur në takim ekzaktësisht në orarin e përcaktuar, 09:00.

Meta dhe Basha do të diskutojnë për krizën politike kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimet e 30 Qershorit dhe palët nuk tërhiqen nga qëndrimet respektive.

Takimi mes tyre vjen pas ftesës zyrtare që Presidenti Meta i ka bërë Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit konfirmoi takimin me Metën për ditën e sotme. Ndërsa Kryeministri Rama e ka refuzuar publikisht ftesën e Presidentit me arsyetimin “kemi zgjedhje, jam i zënë“.

Megjithatë, Presidenti Ilir Meta informoi se do të jetë në Presidencë deri në orën 13:00 duke pritur Kryeministrin Rama. Vlen për t’u përmendur se kreu i shtetit ka shkuar në zyrë në orën 05:00 të mëngjesit, ashtu sikurse paralajmëroi.