‘Alketa Vejsiu, në Sanremo falë Edi Ramës’, Olti Curri ia plasi në fytyrë, prezantuesja i bën ‘Block’

3025
0

Prezantuesja Alketa Vejsiu do të bashkëprezantojë në ‘;Sanremo 2020’;. Mirëpo, mesa duket ky ka qenë një parashikim i blogerit Olti Curri përpara se të bëhej zyrtare.

Ai thoshte me humor se Alketa duhet të shkojë në Sanremo, të prezantojë festivalin e rëndësishëm italian pas moderimit të Festivali i Këngës në RTSH. Kështu që, Alketa e ka falënderuar Oltin, por ky i fundit thotë se duhet te jetë dikush tjetër në vendin e tij.

Bloggeri i njohur shperndau një varg postimesh, që tregojnë urën lidhëse dhe lobimin që është bërë që Alketa të prezantojë këtë vit në “Sanremo”. Olti thotë se: Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Mateo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë, shkruan news31.al.

Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance with me” nga Alketa Vejsiu.

Olti poston dy fotot e fundit duke thënë se : Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu” ky është dhe ekuacioni i Olti Currit për të mbërritur tek pyetja se si Alketa e shtroi rrugën për eventin e rëndësishëm.

Bloggeri mendon se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj. Mesa duket Alketes nuk i ka pëlqyer fare reagimi i Oltit ndaj ka vendosur ti bëjë bllok në Instagram.