Parku i lojërave për fëmijë fundoset mbi parkimin nëntokësor

1544
0

Një kënd me lojra fëmijësh është fundosur mengjesin e djeshëm nën një parkim nëntokësor.

Kjo ngjarje ndodhi në një kompleks pallatesh në Santander në veri të Spanjës.

Për momentin nuk raportohet për vik tima pasi për fat të mirë fundosja e të gjithë zonës së parkut të lojërave ka ndodhur në orën 06:30 ku të vetmet lëvizje vinin nga poshte, në zonën e parkingut nëntokësor.

Zona përbëhet nga ndërtesa rezidenciale, shuma zyra dhe një qëndër tregtare, cka do të thotë se nëse fundosja e hapësires argetuese do të kishte ndodhur në orare të tjera të ditës, do të kishim një bilanc tragjik.

Parku I lojerave i fëmijëve ishte ndërtues në mes të kompleksit, mbi një parkim të madh nëntokësor, struktura e cila është rrëzuar e gjitha.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjehere një numër I madh ambulancash.