Akuzat e Berishës për atësinë e të birit, Rama përlotet në emision ..

Kryeministri Edi Rama është shfaqur tepër i prekur madje i përlotur, këtë të hënë emisionin “Studio e Hapur” lidhur me periudhën kur Sali Berisha, hidhte akuza mbi atësinë e djalit të tij të madh Gregut.

Ai tregoi se e kishte gjetur të birin poshtë krevatit të tmerruar e nuk pranonte të dilte që atje.

“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”, tha Rama.

Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?

Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babanë e vetë për atësinë e të birit.

Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat… overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.

E keni biseduar me Gregun më pas?

S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty… (I drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).

Edhe juve ju do…

E di e di.

Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon?

Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj.

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.