Aktorja e njohur Manuela Arcuri në Tiranë/ Dhurata e veçantë “tironse” që mori

2
0

Kryebashkiaku Veliaj priti në zyrën e tij aktoren e famshme italiane, Manuela Arcuri.

Aktorja ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të saj më të ri. Veliaj i dhuroi aktores së famshme kapelen e gruas tironse.

Arcuri tha se kjo është vizita e dytë që ka bërë në Tiranë, të cilën pohoi se këtë herë e gjeti totalisht të transformuar dhe më të kuruar.

“Qytetin e gjeta totalisht të ndryshuar, totalisht të transformuar. Më të bukur sigurisht edhe më të kuruar. Herën e kaluar nuk pata shumë kohë për ta vizituar por këtë herë shkova edhe në restorante, kështu që provova dhe kuzhinën tuaj dhe dua t’ju them që peshku është shumë i mirë”, u shpreh Arcuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.