Gazetari trondit me deklaraten: Tahiri di shumë për ATA dhe ATË lart, duhet t’i mbijetojë qelisë që kontrollohet nga ..

382
0

Për gazetarin Artan Hoxha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri di shumë gjëra për “ata dhe për atë atje lart”.

Përmes një postimi në Facebook Hoxha shkruan se ai deri në momentin e fundit shpresoi se do t’i shpëtonte fjalisë “çoi dy paketa në burg”.

Ai shton se Tahriti tashmë i mbetet edhe t’u mbijetojë qelive të burgut ku, sipas tij, do të jetë 24/24 nën kontrollin e atyre atje lart.

Hoxha: Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….” Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli… Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte. Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte. Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte. Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrëfehet apo do pranoje fatin e tij… Jeta vazhdon…