‘A u surprizove nga vendimi për Tahirin? Rama habit me pergjigjen: E kam ditur mirë se..

102
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp.

Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e ish-ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë konferencës, që kishte fokus mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, Rama tha se nuk do të komentojë asnjë vendim që Gjykata ka marrë. Kreu i qeverisë, pohoi se në kohën kur ka udhëhequr reformën në drejtësi, e ka ditur mirë se çfarë ishte duke bërë. Më tej, me tone të ulëta, Rama shtoi se edhe nëse kthehet pas 100 herë sërish do të bënte të njëjtat veprime siç ka bërë.

‘Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e Gjykatave, e kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur udhëhoqa reformën e drejtësisë, 100 herë të kthehesha pas 100 herë do të kisha bërë njësoj.’-tha Rama.

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u njoh përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ai u dënua me 3.4 vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.