Ajo çon gjyshërit e sëmurë në bregdet për herë të fundit. Por as që e imagjinonte planin e tyre sekret

911
0

Angi kishte kaluar një fëmijëri të bukur me gjyshërit e saj të dashur dhe pasi u rrit, ajo u zhvendos disa orë larg tyre dhe nuk kishte mundësi të rrinte pranë tyre. Ajo mbante një lidhje të fortë me gjyshërit e saj duke biseduar me ta në telefon çdo ditë. Kur ajo mori vesh që të dy gjyshërve të saj u është thënë se vetëm 1 muaj i kishte mbetur për të jetuar, ajo edhe familja e saj donin të bënin një udhëtim të gjithë në plazh për herë të fundit, të shoqëruar nga të katër gjeneratat e familjes.

Angi kishte takuar Tobin dhe mendonte se ato nuk do të ishin në gjendje ta shihnin atë të martohej megjithëse ajo akoma nuk kishte marrë propozim për martesë. Toby filloi një plan të fshehtë. Ndërsa Agi filmonte njërën prej mbesave të saj teksa recitonte, ai u ul në gjunjë pas Angit dhe kur ajo u kthye, pa se Toby ishte me unazë në dorë për propozimin e martesës. Sapo ajo tha po, me lot në sy shkoi të përqafonte gjyshërit e saj të dashur. Çifti u përgëzua nga e gjithë familja dhe një moment i veçantë u bë edhe më kuptimplotë.

Burimi: goodfullness.net
©10gjera.com/a.c./