Ajka mbushi 1 vjeç, Besi poston foton e parë të së bijës dhe bën dedikimin emocionues për të

618
0

Në familjen e artistëve sot ka festë! Bija e Xhensilës dhe Besit mbush sot plot një vjeç dhe emocion dhe gëzim më të madh për ta si prindër për të parën herë nuk mund të ketë. Ndërsa, dhuratat kanë nisur që mbrëmë, babi Besi ka pritur mëngjesin e sotëm për të bërë urimin dhe dedikimin më të bukur e më të ndjerë për Ajkën e zemrës së tij, siç e quan ai.

Teksa zbulon shumë detaje interesante nga prindërimi në këto 365 ditë të tij si baba për të parën herë, Besi na tregon edhe anën tjetër të medaljes së të qenit prind. Të dashurisë pa kushte, emocioneve, sfidave, përgjegjësisë, etj.                   

Më shumë se gjithçka tjetër flet ky urimin i ndjerë për vogëlushen e tij: “O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka tre ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Ç’ti bëjmë qaramanes? Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet  ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri. Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët.

Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen. Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.  Ne po të mësojmë si të ecësh vetë, si bën qeni apo macja, të thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këte mezi e shqiptojnë edhe të rriturit në fakt). Por, sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”! Ajka, o lule e bukur e gjakut tim”.