HomeInteresanteKurioziteteAdopton 2 fëmijë,...

Adopton 2 fëmijë, nëna e re habitet nga ajo që zbulon

Katie Page, e cila ishte në të 30-t e saj, kur martesa e saj mori fund, e dinte që donte diçka ndryshe për jetën, por nuk ishte e sigurt çfarë. Ajo ndërroi punën, bleu një shtëpi të re dhe nisi të rinovonte pronën e saj. Por pavarësisht të gjithave, ajo donte akoma më shumë. Disa javë pasi ishte zhvendosur në shtëpinë e re, Katie mori një email nga një kishë lokale për t’u kujdesur për fëmijë të braktisur.

E reja, e cila jeton në Colorado, vendosi që të aplikonte dhe kështu bëri. Nisi të shihte fëmijë që kishin kaluar trauma në vogëli dhe u bind gjithnjë e më shumë se donte të adoptonte një fëmijë.

Pak kohë pasi kishte marrë vendimin, ajo u kontaktua për të marrë një fëmijë 4 ditësh, që ishte braktisur në një spital. Fëmija ishte ekspozuar ndaj drogërave, megjithatë ishte i shëndetshëm. Ajo e mori beben në shtëpi, i vendosi emrin Grayson dhe për 11 muajt në vijim, Katie u kujdes për të voglin, ndërkohë që punonjëset e shërbimit social ishin në kërkim të prindërve të e tij biologjik. Duke mos pasur sukses, adoptimi u bë zyrtar dhe Grayson u bë djali i saj.

Por vetëm 2 javë më vonë, Katie mori një tjetër telefonatë nga një punonjëse e shërbimit social, e cila i kërkoi ndihmë për të marrë në shtëpi një tjetër bebe, po 4 ditëshe, këtë herë një vajzë. Njëjtë si Grayson, bebja ishte ekspozuar ndaj drogës dhe ishte braktisur në të njëjtin spital. Pikërisht këto detaje e bënë Katie që të pranonte pa u menduar 2 herë.

Por kur e mori të voglën në shtëpi, ajo vuri re se byzylyku që mbante në dorë, kishte të njëjtin emër (të nënës biologjike) si ai që kishte pasur edhe djali, Grayson. Katie nisi të kontrollonte dokumentet e dy fëmijëve, pasi dyshonte se ata mund të kishin të njëjtën nënë.

Me ndihmën e punonjësve socialë, gruaja arriti të zbulonte se në fakt të dy fëmijët që kishte marrë në shtëpi, kishin lindur nga e njëjta nënë. Ajo e adoptoi edhe vajzën e vogël, të cilën e quajti Hannah.

Source: tvklan.al

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Ndryshimi i Orës, mund të dëmtojë edhe shëndetin

Ora Verore 2025 ka nisur — ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur “kalohet përpara” Të dielën e fundit të muajit, më 30 mars, rikthehet ora verore dhe akrepat pritet të shkojnë 60 minuta para. Kjo ndodh çdo vit në...

Nuk pranuan lidhjen e vajzës së tyre me një vajzë, arrestohen 2 prindërit në Itali

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me...

Aktorja e njohur tregon shenjat ‘delikate’ të kancerit në kokë që ajo i injoroi

Aktorja e “Grey’s Anatomy”, Kate Walsh foli së fundmi për udhëtimin e saj shëndetësor dhe shenjat që ajo injoroi që çuan në diagnozën e saj me kancer në tru . E njohur për rolin e saj si Dr. Addison Montgomery,...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.