Renato shuan kureshtjen e fansave, ja sa pjata ka thyer në Hell’s Kitchen?

Mbrëmjen e së premtes u mbyll me sukses sezoni i parë i Hell`s Kitchen. Ky program erdhi për herë të parë në Shqipëri. Për shkak të formatit të veçantë të këtij reality show, interesi në publik ishte i madh dhe komentet ishin të shumta. Shef Renato Mekolli zbuloi pak ditë më parë se shumë shpejt do të vijë me një program gatimi me fëmijë dhe për fëmijë. Ndërkohë që konfirmoi se do të ketë edhe një sezon të dytë të Hell`s Kitchen.

E ndërkohë që do të na mungojë zhurma në ekran të premteve mbrëma, Renato ka shuar një kuriozitet të madh për publikun, që lidhet pikërisht me pjatat e thyera. Sa ishte numri i pjatave që janë thyer përgjatë gjithë sezonit të HK?

“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të Hell’s Kitchen: Sa pjata u thyen? Kuriozitetin po jua shuaj sot, më në fund. Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata. Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk. Ju dua! Shihemi së shpejti”, -ka shkruar Renato.

- Advertisement -

U vesh si grua për të dhënë provimimin në vend të gruas së tij, arrestohet 26-vjeçari

Autoritetet indiane arrestuan një 26-vjeçar, i cili u vesh si grua për të marrë pjesë në provimin e universitetit, duke imituar të dashurën e...

Restoranti i shton 2 € në faturë turistit se ia ndau përgjysmë sanduiçin. Pronari: Na mori kohë

Një turist britanik mbeti i mërzitur pasi një tarifë prej 2 euro iu shtua faturës së tij nga ana e restorantit  për prerjen e...

Detyron gruan të lahet vetëm njëherë në javë se është kurnac, gjykata dënon për keqtrajtim burrin

Nëse bashkëshorti është shumë dorështrënguar, ai mund të dënohet. Kështu ka vendosur Gjykata e Kasacionit, duke konfirmuar dënimin ndaj një bashkëshorti dhunues, i cili...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.