Nesër dita më e ftohtë e javës, temperaturat si në Siberi

90% e territorit shqiptar është mbuluar nga reshje shiu dhe dëbore. E marta do të jetë dita më e ftohtë e javës, me temperatura që do të zbresin deri në -14 gradë celcius. Meteorologët parashikojnë që gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje bore në kryeqytet.

Një sistem vranësirash ka përfshirë veriun dhe qendrën e vendit, gjatë pasdites ato do të zhvendosen në juglindje.

Meteorologia Adiola Bani thotë: “Duke filluar nga mesnata do të kemi përmirësim të kushteve, duke bërë që e marta të jetë një ditë e ftohtë, por e kthjellët. Në zonat malore, minimuni do të shkojë në -14 gradë në lindje të vendit. Edhe në bregdet do të kemi temperatura -2 gradë. Kjo situatë është deri të premten. Të premten kemi rikthim të reshjeve në territor, por temperatura tipike të dimrit”.

Përsa i përket reshjeve të borës, në vendin tonë është shënuar një rekord: “Për një javë është sasia më e madhe e borës e rënë në dy dekada, duke shënuar edhe mbi dy metra në zonat malore”.

Si pasojë e paqendrueshmërisë, sinoptikanët nuk mund të bëjnë një parashikim afatgjatë: “Pas 17 janarit do të kemi temperatura tipike dimërore, por reshje më të mëdha shiu dhe bore”./TCH/

- Advertisement -

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali...

Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec. Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e...

Ngriti në këmbë Francën, 15-vjeçarja shqiptare tregon arsyen pse u zhduk që nga 14 marsi..

Merina Syla, një vajzë 15-vjeçare shqiptare që jeton në Strasbourg të Francës, ishte zhdukur që prej 14 marsit, por fatmirësisht u gjet dje. Sipas familjarëve,...

Kur do të largohet i ftohti? Sinoptikania zbulon cfarë pritet në vijim: Nga e premtja deri në fund..

Sipas sinoptikanes se njohur Tanja Porja, sonte ne mbremje gjate natës si dhe ditët në vijim, kthjellohet Moti ne territorin shqiptar. Termomemtri ka zbitur...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.