A rrezikojmë një karantinë të dytë? Rama: Nëse nuk respektohen masat, do ta mbyllja vendin edhe në ditën e votimeve

1033
0

Kryeministri Edi Rama, eshte shprehur se sipas shifrave të deritanishme nga Covid-19, vendi nuk rrezikon një karantinë të dytë.

Në një konferencë nga aeroporti i Rinasit, ku pritet ardhja e 7.020 vaksinave nga Pfizer, Rama tha se nëse situata do të përkeqësohet, mund të mbyllemi edhe sikur të jetë dita e votimeve, pasi sipas tij, shëndeti është mbi gjithçka.

Edi Rama: ”Kush e ka aluduar këtë gjë se liria qenka për shkak të zgjedhjeve…por edhe sikurta mbyllim…ka një kosto kjo gjë. Si do ta mbyllim? Pse do ta mbyllim? Nëse shifrat qëndrojnë stabël, atëherë pse të mbyllemi. Prandaj arsyetimi i Komitetit Teknik të Ekseprtëve është tërësor. Sigurisht që nëse njerëzit nuk do zbatojnë rregullat minimale, kufizimet do të rriten. Larg qoftë të bëhet karantimi i përgjithshëm.

Jo thjesht zgjedhje të jenë, por edhe ditë votimi të jetë. Kjo nuk do të thotë se është një plan i fshehtë i Ramës për kutitë e votimit. Ne duam që tu krijojmë njerëzve mundësinë që të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efektive anësore nga ana psiqike. Duhet të qëndrojmë në ekulibër, secili të japë kontribuitn e vet.”