Qytetari: Më vjen turp që të kam kryeministër. Ja si i pergjigjet Rama

393
0

Zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan edhe një herë se shteti më i ri në Evropë ka një demokraci funksionale dhe të konsoliduar.

Mbajtja e zgjedhjeve në mënyrë të rregullit, numërimi i shpejtë i votave dhe pranimi i humbjes, për Shqipërinë është tabu e cila nuk thyhet prej 30 vitesh.

Për këtë arsye, shumë qytetarë kanë shpërthyer në komente në llogarinë e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social, Facebook.

I ashpër ishte reagimi i njërit prej qytetarëve, ku teksa i kujtonte Ramës zhvillimin e procesit zgjedhor në Kosovë, tha se i vinte turp që ai ishte kryeministri i vendit.

Nuk mungoi as përgjigja e kreut të qeverisë, i cili shkruajti se ky qytetar ndot mjedisin me këtë lloj fjalori, meriton të dalë jashtë nga llogaria e tij në Facebook.