A ju kujtohet kengetarja e njohur? Shihni se si duket tani

450
0

Ema Qazimi eshte një nga këngëtaret dhe ikonat e muzikës së lehtë shqiptare qe ka marre pjese ne disa festivale me një zë dhe stil unik dhe prandaj mungesa e saj ka krijuar nostalgji tek publiku shqiptar.

Një foto e Eranda Libohovës me Ema Qazimin, na bëri të kuptonim sa shumë na ka munguar Ema, me zërin, stilin dhe personalitetin e saj. Komente pafund që falënderonin Erandën për këtë takim me Emën, treguan se ajo i ka munguar vërtet shumë publikut shqiptar.

Përveç individualitetit artistik, Ema ka qenë një ndër figurat pikë-referimi për stilin e të veshurit dhe look-un e saj, pasi gjente mënyrat për të qenë ndryshe, edhe në një kohë ku nuk kishte shumë alternativa.

Në foton që Eranda ka postuar me të, ajo duket shumë e bukur, në formë dhe me origjinalitetin e saj të veçantë.