“Më kërko falje se ma ke bërë borxh, s’e harroj dot”, Pëllumb Pipero mbetet pa fjalë në emision, personi përballë tij i nxjerr historinë e panjohur

693
0

Emisoni “Dua të të bëj të lumtur” u rikthye kete te shtune me të tjera histori pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Vendi yne ne muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe nxori rregullat e distancimit social për të parandaluar për hapjen e korona virusit.

Në këto rregulla thuhej se distanca midis njerëzve duhet të jetë 2 metra dhe duhet evituar grumbullimi në grupe të mëdhenj, prandaj për herë të parë pas 4 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” mungonte publiku i tij.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme heronjtë e vërtetë kanë qenë mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të “luftës” duke u kujdesur, kuruar pacientët e infektuar me COVID-19 dhe duke na këshilluar se si të mbrohemi nga ky armik i padukshëm.

Përpara se programi “Dua të të bëj të lumtur” të niste transmetimet, në rrjetet sociale kishte shpërndarë një pyetje se cilin nga figurat publike do të dëshironit që të bënit të lumtur dhe emri më i përmendur kishte qenë doktorr Pëllumb Pipero.

Në studio kishte ardhur vëllai i doktorit, Ganiu me të cilin nuk takohej pej dy muajsh për shkak të emergjencës civile. Ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe punën e palodhur që doktor Pipero kishte bërë për të ndihmuar familjen e tij. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.Vëllai i tij, Ganiu e kishte ftuar në program për ta falenderuar për mbështetjen që i kishte dhënë familjes, por gjithashtu edhe për t’i shprehur mirënjohjen doktor Piperos dhe të gjithë bluzave të bardha që janë kthyer në motiv shprese për të gjithë shqiptarët me punën dhe këshillat që japin.

Por edhe për t’i kërkuar t’i kthejë një borxh të shumë viteve më parë. Ganiu tha në studio se në pushimet e verës, pas vitit të parë si student mjekësie, Pëllumbi ishte nisur me vëllain Ganiun në Skrapar. Deri në Çorovodë kishin shkuar me makinë, më pas kishin udhëtuar më shumë se 10 orë në këmbë deri tek shtëpia e xhaxhait.

Rrugës tregoi Ganiu, Pëllumbi kishte marrë një çantë me libra që peshonte nja 15 kg, që e kam mbajtur unë gjatë rrugës, ndaj sot ai duhet të më kthejë atë që unë kam bërë atëherë – tha vëllai i doktorit, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.