A e gjeni dot kush jam?’ Ardit Gjebrea poston foton qe ben lemsh dynjane

596
0

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të dashura të ekranit. Me programin e tij ai mban të gozhduar pas ekranit gjithë publikun. Ditën e hënë me nisjen e vitit të ri shkollor ai u bë nostalgjik dhe vizitoi shkollën e tij ku kishte mësuar në fillore.

Arditit i kanë dërguar një foto ku ai ishte i vogël dhe ishte nxënës. Në foto duken të gjithë të veshur njësoj me uniformë. Mes 31 djemsh e vajzash, ai iu bën ndjekësve të tij pyetjen:
‘A e gjeni dot kush jam?’

E megjithëse ai e tregon vetë se ku ndodhet në foto, nëse do ta vini re, hija e portretit të tij sot, nuk ka ndonjë dallim të madh me atë kur ishte i vogël.