A do të zbardhet Tirana natën e Vitit te Ri? Ja çfarë thotë sinoptikani (Video)

700
0
Foto Ilustruese

Gjatë diteve te fundit te muajit dhjetor, moti është ftohur ndjeshëm, ndërkohë që ditët e fundit ka pasur edhe reshje shiu.

Sinoptikanët kanë treguar se si do të jetë moti natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Sipas parashikimeve, pritet që natën e Vitit të Ri, të ketë reshje shiu, por jo debore. Ajo do të bjerë si gjithmonë në zonat malore.

Tirana nuk do të zgjohet e bardhë gjatë ndërrim të viteve. Sinoptikanët thonë se do të ketë reshje shiu, por jo me intensitet të lartë.

“Momentalisht, nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e borës.”

Reshjet e dëborës do të jenë prezente por pritet të jenë në sasi shumë të pakët në zonat e thella malore. Momentalisht nuk kemi sinjale që kryeqyteti të përfshihet nga reshjet e dëborës.

Gjatë ndërrimit të viteve pritet të kemi reshje të herë pas hershme të shiut, por në sasi të pakët, të jenë të izoluara dhe jo reshje me intensitet. Situatë në bregdet pritet të normalizohet. Parashikohet që stuhia të largohet dhe era të pushojë.