Kete fundvit vjen dimri i vërtetë, ja si do të jetë moti ne ditet e para te 2021

699
0

Si zakonisht në Shqipëri dimri vonon pak të vijë. Vitin e shkuar data 31 dhjetor dukej si një ditë pranvere.

Por dhe pse vetëm 2 ditë larg ardhjes së një viti të ri, dimri i vërtetë ka vendosur të vijë më herët! Në një lidhje për ‘Neës 24’, sinoptikania Adiola Bani tha se në ditët e fundit të dhjetorit priten vlera tipike të muajit të ftohtë.

Moti këto ditë do të shoqërohet me temperatura maksimale nga 12-13 gradë celsius. Këto vlera do të ruhen edhe për javën e parë të janarit, ndërsa acari i dimrit do të ndihet në javën e dytë të fillimit të vitit 2021.

Ditët e fundit të muajit dhjetor do të jenë temperatura tipike të muajit që ne ndodhemi. Reshje bore do të ketë vetëm në zonën malore.

Sa i përket fillimit të Viti të Ri, java e parë e janarit do të jetë me temperatura më normale se ato të zakonshmet duke qenë se do të kemi vijim të temperaturave të muajit dhjetor. Java e parë e janarit do të ketë nga vlerat minimale në -2, deri në 13-14 gradë celsius.

Presim rikthim të vlerave tipike të janarit, apo dimrit ‘të vërtetë’ pas javës së dytë të muajit”,- tha Bani.