A do mbyllen shkollat? Flet ministrja e re e Arsimit: Nëse rriten shumë rastet do te…

1318
0

Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e re e Arsimit Evis Kushi tregoi se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit.

Kushi tha se aktualisht në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore. Gjithashtu në këtë platformë do të kenë akses dhe prindërit së bashku me fëmijët dhe mësuesit. Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 100 mijë nxënës dhe 20 mijë mësues.

Kanali RTSh Shkolla do të vijojë edhe pas pandemisë. Hov të madh iu dhe platformës Akademi.al e cila falë mbështetjes UNICEF Albania është kthyer në një platformë që i përket të ardhmes. Të gjitha mësimet që transmetohen në RTSh janë edhe në këtë platformë.

Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimi. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim.

Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. Janë gati 5000 video në këtë platformë teksa vijojnë të regjistrohen 50 video të tjera çdo ditë. E veçanta e saj është që ka krijuar mundësinë e mësimit online. Mësuesit e nxënësit regjistrohen përmes kodeve unike dhe krijojnë klasën virtuale ku nxënësit mund të dorëzojnë detyrat e tyre.

Aktualisht rreth 20 mijë mësues dhe 100 mijë nxënës janë regjistruar në platformë ndërkohë që trajnimet kanë nisur prej kohësh. Akademi.al është platforma e të ardhmes ku po kthehet në një aset. Digjitalizimi ecën paralel me programin e ministrisë.

Më shumë digjitalizim do të thotë më shumë cilësi në arsim dhe gjithëpërfshirje. Sot digjitalizmi bëhet më i nevojshëm. Klasat kolektive vijojnë të jenë një realitet” – tha Kushi.