VIDEO/ “Mos më prek se jam bërë operim”: Ja momenti kur ish deputeti Ndocaj shoqërohet me forcë nga policia

358
0

Ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia gjate dites se sotme në Lezhë.

Ndocaj ishte aty për të marrë pjesë në inagurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Ish deputeti është shoqëruar pasi nuk ka patur ftesë përtë marrë pjesë në aktivitet.

Ish-deputeti shpërndau një video ku shprehej se kishte shkuar në Fishtë të Lezhës për inagurimin e shtepisë së Gjergj Fishtës, por se pjestarë të policisë dhe Gardës së Republikës nuk e kishin lejuar të futej në ceremoni.

Në video duket momenti kur Ndocaj shoqërohet me forcë nga policia dhe futet në furgon. Ndërkohë, Ndocaj shprehet se nuk duhet ta prekin pasi ishte i sëmurë.

Duke pritur për tu futur, Ndocajt i afrohen disa drejtues lokalë të policisë duke i kërkuar që të largohej, por Ndocaj thotë se dikush nga stafi i kryeministrit duhet të tregojë se përse duhet të largohej.

Një moment duket edhe polici që i merr celularin nga dora, i cili ishte duke filmuar.