A do hapen shkollat ne shtator? Silva Bino: Masat nuk po zbatohen, kemi vetëm dy rrugë

863
0

Shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino, deklaroi diten e sotme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se masat anti-covid nuk po zbatohen në Shqipëri. Ajo kërkoi që në ambientet e brendshme të vendosen maskat dhe se ka vetëm dy rrugë shpëtimi.

Mbajtja e maskave në supermarkete apo mjedise të mbyllura është e domosdoshme, njerëzit nuk i zbatojnë, lokalet nuk i zbatojnë, supermarketet nuk i zbatojnë, të ketë një përgjegjshmëri më të madhe nga qytetarët dhe pronarët. Dy rrugë kemi vak sinimin dhe ruajtën e këtyre masave” tha ajo duke shtuar se “Kemi 13 raste që kanë shkaktuar vatra familje, që tregon se kemi një infektueshmëri të lartë”.

Jemi munduar dhe këtë e kemi bërë me bindjen që nuk mund të zgjidhësh problemin duke vendosur gjoba, ka pasur një kombinim të masave shtrënguese nga policia apo inspektoratet, por një situatë e favorshme nga vera dhe një “harresë” e qytetarëve nuk ka asgjë të keqe për ta sjellë në vëmendje të; autoritete shëndetësore, policore, operator ekonomik dhe qytetarë. Të gjithë bashkë të rikujtojmë që këto masa duhen zbatuar” tha Albana Fico më tej.

Por cfarë do të ndodhë me shkollat në shtator, a do të hapen plotësisht, apo do të vijohet me mësimin e kombinuar? Zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse në shtator do të kemi këtë panoramë që është aktualisht nuk ka arsye përse të mos rikthehen nxënësit në bankat e shkollës.

Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të va ksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por  d të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat” tha ajo.

Profesor Dhimitër Kraja, anëtar i Komitetit Teknik tha se protokollet e kurimit nuk kanë ndryshuar për pacientët që po marrin ndihmë në spitalin COVID-1. “Mënyra si virusi dëmton trupin me të cilin merren pastaj mjekët nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm pjesa e jashtme.

Kemi protokolle mjaft moderne përsa i përket llojit të barnave, cilësisë dhe një strukturë kompozimi e cila rezulton dhe është efikase dhe mjaft e zgjuar. Në rast se spitalet dhe klinikat më të mira të botës do të kenë modifikime të skemave apo ilaçeve sigurisht që ne do i përgjigjemi sikur jemi përgjigjur deri tani, në mënyrë korrekte dhe të saktë” deklaroi ai