Komiteti i Ekspertëve: Këto janë qytetet ku është zbuluar varianti Delta: Dërguam 21 mostra në Berlin, të gjitha ishin pozitive..

560
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.

Ekspertët e Komitetit kanë bërë thirrje për vak sinimin e popullsisë, si një nga masat më të mira për t’u mbrojtur nga ky variant që është më agresiv.

Vaskinimi nuk do të thotë se s’mund të prekeni nga ky variant, por sipas ekspertëve simpromat do të ishin shumë herë më të lehta, shpesh duke mos pasur nevojë as për kujdes spitalor.

Shefja e ISHP, Albana Fico tha se mostrat që janë konfirmuar me variantin Delta janë gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini Mati dhe Vlora.

Shefja e ISHP Albana Fico, është shprehur se nga 21 mostra që janë dërguar në Gjermani, të gjitha kanë rezultuar pozitive, pra me virusin e ri.

“U dërguan 21 mostra të cilat kanë rezukltuar pozitive. Këtio janë mostra që ne i kemi vënë mënjanë për përiudhën qershor -12 korrik. Por kemi vënë re të shikojmë edhe sinjale të pazakonshme”, tha Fico, ndërsa tregoi dhe disa qytet ku mostrat e marra kanë rezultuar pozitive, si Gjirokastra, Korça, Vlora…