Varianti DELTA në Shqipëri/ Ky është vendimi i Komitetit Teknik rreth kufizimit te lëvizjeve

1648
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve diten e sotme ka deklaruar varianti DELTA në Shqipëri është i përhapur në disa qytete të Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj Komiteti ka vendosur që të mos i ndryshojë masat e izolimit, duke i lënë ato në fuqi.

“Komiteti Ekspertëve mendoj se pavarësisht se është evidentuar dysimi i fortë për prezencën e variantit DELTA. Masa e mbrojtja nuk ka nevojë që të ndryshojnë. Pavarësisht nga qarkullimi i variantit delta e një karakteristikat është i lartë, mbrotja është e njëjtë si të gjithë variantet e tjera”, tha kryetarja e Komitetit, Rakacolli, e cila kërkoi që shqiptarët të bëjnë sa më shumë vksinat .

“Mbajta e Maskave në ambientet e mbyllura. Ora policore do të vazhdojë nga ora 24:00-06:00 të mëngjesit dhe orari i muzikës deri në 23:00”, tha kryetarja e këtij Komiteti.

Ajo gjithashtu kërkoi që qytetarët të kryejnë të dyja dozat, pasi kështu janë më të mbrojtur.

Nderkohe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 2760 testime të kryera, janë konfirmuar 16 raste të reja, ndërsa janë edhe 13 persona të shëruar.

Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi në Shqipëri.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.