SMS-të që zbardhin gjithçka, çfarë u gjet në celularin e grabitësit të vrarë në Fier

674
0

Vijojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në Fier, ku gjatë tentativës për grabitje mbetën një i vrarë dhe një i plagosur.

Përmes mesazheve të gjetura në celularin e viktimës Xhuljan Sollaku, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, autoritete kanë dyshime të forta se ai ishte personi që bënte hapjen e dyerve. Ai njihej si “eksperti” i dyerve, ndërsa grupi i grabitësve i merrte të dhënat në lidhje me familjët që mund të kishin para përmes personave të ndryshëm nga qytetet respektive, shkruan Albeu.com.

Policia kishte dyshime se Xhuliani ishte grabitës serial, të kryera më së shumti në zonën ku ai banonte, në Katund të Ri, pasi e njihte mirë këtë zonë.

Gjithashtu me anë të telefonit, grupi hetimor bën të ditur se ka rënë në gjurmë të një personi, nga i cili grupi merrte informacion mbi familjet që kanë fëmijë në emigracion apo që mbajnë shuma të konsiderueshme parash në banesë.

Hetuesit dyshojnë se ky grup, pas kësaj vjedhjeje, kishte piketuar dhe dy familje të tjera që kanë fëmijët në emigracion.

Dyshohet se ky informacion ka dalë nëpërmjet mesazheve të gjetura mes të plagosurit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Ndërkohë, vetë 33- vjeçari me banim në Durrës dhe origjinë nga Puka, nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë në përpjekjen e parë të oficerëve për ta marrë në pyetje. /albeu.com/