Fundjavë për plazh? Sinoptikani tregon çfarë pritet me MOTIN nesër dhe pasnesër

10545
0

Meteorologu Hakli Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe të hënën e javës së ardhshme. Mëngjesi i sotëm ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, por fundjava do të sjellë përmirësim të kushteve të motit dhe rritje temperaturash.

Osmani: Edhe pse mëngjesi i sotëm ka nisur me mbizotërim e vranësirave, pritet që deri në orët e mesditës të mbetemi në ndikimin e këtyre vranësirave më pas kemi përmirësim gradual të kushteve të motit. Mëngjesi i sotëm ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit. Ndryshon fundjava për sa i përket kushteve të motit, duke bërë që të kemi dominim të motit të qëndrueshëm. Paraditja do të jetë në ndikimin e orëve të gjata me kthjellime, ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjell kalime të lehta vranësirash.

Ditën e diel pritet që vetëm në skajin verior të kemi reshje të pakta shiu. Kemi përmirësim edhe sa i përket temperaturave. Maksimumet mund të arrjnë deri në 32 gradë celcius. Gjatë ditës së hënë dhe të martë, paradite mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell kryesisht të fokusuara përgjatë pjesës bregdetare, ndërsa në zonat malore do të kemi kalime vranësirash. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Maksimumet të hënën dhe të martën do të jenë në 33 gradë celcius.