I morën celuluarin dhe kompjuterin, 16-vjeçari qëllon për vdekje prindërit dhe motrën

3439
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Brazil ku një 16-vjeçar ka vrarë prindit e tij dhe motrën.

Siç rapotohet nga mediat e huaja 16-vjeçari pas një sherri me familjarët i ka vrarë ata. Bëhet me dije se pasi prindërit i morën celularin dhe kompjuterin kanë filluar sherrin.

Ndërkohë pasi 16-vjeçari kreu krimin duke vrarë prindërit dhe motrën ka njoftuar policinë.

Ai gjithashtu u ka thënë autoritetve se krimin e kreku me armën që ka përdorur babai. Megjithatë i mituri nuk kishte raporte të mira me prindërit birësues.

Po ashtu të tre trupat e viktimave u gjetën tashmë në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, në lagjen Vila Jaguara.