Itali/ Shqiptari i pari i shkollës, garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Bocconi

3716
0

Një shqiptar ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime. Bëhet fjalë për Julian Lumin, i cili ka dalë i pari në matematike në shkollën e mesme “Amedeo di Savoia” në Pistoia të Toskanës.

Ai është kualifikuar për në finalen kombëtare të kampionatit të Lojërave Matematikore që do të mbahet më 25 maj në Bocconi, një universitet privat në Milano në Itali që është ndër më prestigjozët në botë.

Familja e Julian Lumit është e lumtur për këtë arritje, ndërsa suksesi i të riut shqiptar është pasqyruar nga mediet italiane.