“Po hape gojën, do të vrasim mamanë” Nënë e bir trafikuan nusen për prostitucion në Itali, ja sa vite dënohen

321
0

Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet për procedimin penal të vitit 2018 dhe ka kërkuar 22 vite burg për të pandehurën D.SH për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Pas gjithë hetimit dhe analizave në tërësi të provave të mbledhura, Prokuroria arriti në përfundimin se provat janë të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e të pandehurës në bashkëpunim me E.M dhe F.D për veprën penale për të cilën është akuzuar.

E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin Italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj.

Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë.

Viktima e D.Sh ka deklaruar se nga muaji shkurt i vitit 2018 ka qenë e papunë dhe ka asistuar në shërbimet sociale të Beratit. Njohja me të pandehurin E.M ka ndodhur pikërisht në ato aktivitete, gjithashtu u finalizua me njohjen me familjet e tyre.

Pas përfundimit të ceremonisë ka shkuar të jetojë me të fejuarin i cili e trajtonte mirë por nisën dyshimet pasi ajo ka zbuluar një bisedë me të ëmën e djalit duke thurur planin për t’a dërguar në itali.

Në përfundim të hetimeve dhe konkluzioneve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Berat, gjykata e shpalli të pandehurën D.Sh. fajtore dhe e dënoi me 17 vite burgim.