“Do paguheni me paga të mira”/ Rama thirrje të rinjve shqiptarë në emigrim: Kthehubu punoni në..

334
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme, në lidhje me masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndër të tjera, kryeministri ka bërë një thirrje për të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigracion, për tu rikthyer në vendin tonë. Sipas kryeministrit, ata duhet të integrohen në sektorin e turizmit, pasi ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.

Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i thënë të rinjve që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmit, ‘çfarë kërkoni atje?’ Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar, ju që punoni jashtë pse e lini këtë boshllëk? Ashtu sikundër i them të tjerëve që historinë e pagave i dëgjojnë nga muhabetet. Provojeni trokisni në dyert e hoteleve dhe provojeni. Mundësia e punësimit në turizëm nuk është asgjë, me atë nesër, pasnesër, me atë se sa shumë investime janë në proces, në Tiranë apo vijën bregdetare.

Të gjitha investimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm.  Vitin tjetër dhe në 2023-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt.”- tha Rama.