“O të q….”/ LIVE në “TikTok”, Kjo është gjyshja që mësonte nipin 10 vjeç të shante me fjalë të rënda

321
0

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku janë dy personat që u arrestuan sot në Kuçovë. Nënë e bir dilnin live në rrjetin social “Tik Tok”, dhe teksa komunikonin me njerëz të tjerë, mësonin 10-vjeçarin si t’i shante me fjalë të rënda dhe denigruese.

Gjyshja 67-vjeçare ka shfrytëzuar nipin, për të marrë sa më shumë klikime, të cilat shndërrohen në para. Në një video live, shihet djali 10-vjeçar me të atin, Natasha dhe disa persona të tjerë. I mituri nuk ka reshtur së ofenduari me fjalë banale një grua tjetër, ku i ati e mësonte se çfarë t’i thoshte, ndërkohë që gjyshja e tij e shikonte dhe qeshte.

Natasha është një personazh i njohur për publikun, pasi para disa vitesh historia e saj me nusen ka bërë xhiro në rrjetet sociale. Ajo u përball live në një studio televizive me ish-nusen ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.