Skip to content

Martohet nipi i ish-deputetit, blindon rrugët e kryeqytetit me makinat luksoze (FOTO LAJM)

    Rrugët e Tiranës janë mbushur ditën e sotme me makina luksoze.

    Ka qenë i riu Mand Fufi i cili është martuar këtë të dielë, por nuk e ka humbur mundësinë t’jua tegojë të gjithëve luksin që e rrethon.

    Mësohet se Fufi është djali i vëllait të ish-deputetit Mhill Fufi.

    Nusja është marrë me një mori mjetesh luksoze si Lamborghini, 6 Range Rover Sport, 2 Porsche Cayene të modeleve të fundit, 1 Porsche Panamera dhe Audi A8 i vitit 2018 duke habitur kështu të gjithë kalimtarët.

    Mjetet luksoze kanë pushtuar rrugët e Mamurrasit dhe më pas ato të Tiranës.