Parkimi, rrugët e reja me pagesë në Tiranë. Zbardhet vendimi, çmimi dhe gjobat

“Tirana Parking”, agjencia që monitoron rrugët e destinuara për parkim publik njofton se dhjetë rrugë të kësaj zone, nga sot do të jenë me pagesë, shkruan “Panorama”. 

Bëhet fjalë për arterie kryesore të qytetit, shumë afër me qendrën dhe që kanë gjithashtu një intensitet të lartë përdorimi e nisin nga rruga e tregut të madh, “Siri Kodra” bulevardi “Bajram Curri” e deri në rrugën nga “21 dhjetori” te Pallati me shigjeta ku ndodhen shumë biznese.

Parkimi me pagesë është konkretizuar prej më shumë se një viti dhe është pilotuar në vetëm gjashtë rrugë të zonës A, të quajtur ndryshe blloku “Shushica”. Projekti i shtrirë nga sot edhe në zonën B do të implementohet në 71 rrugë të ndara në zona tarifore A, B dhe C, për të cilat do të paguhet në bazë të tarifave të përcaktuara me vendim të Këshillit Bashkiak. Për ata që nuk janë të informuar apo nuk binden, do të aplikohet edhe gjoba prej 1 mijë lekësh.

ÇMIMI PËR PARKIM

Për të zënë një vend parkimi në një nga dhjetë rrugët e përcaktuara nga agjencia, (të pasqyruara në tabelën përbri shkrimit) duhet të paguash 40 lekë për një orë. Sipas tabelës së çmimeve të miratuar me vendim Këshilli, pagesë do të aplikohet edhe për parkim në sheshet e zonës B, i cili varion nga 100 lekë për plot tre orë, në 300 lekë për një ditë-natë.

Risia e kohës së pilotimit të projektit është vendparkimi me SMS që shkurton kohë dhe energji. “Tirana Parking” njofton se nga sot në rrugët e përcaktuara, pagesën mund ta kryeni me SMS Payment, duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, hapësirë, zona e tarifimit. Shembull: ( AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, njofton “Tirana Parking.

Ndryshe nga zona A, e cila përfshin njësitë më të nxehta të Tiranës, zona B përfshin ato zona ku mbizotërojnë shkëmbime tregtare, financiare institucionale apo sociale me intensitet mesatar, ku qëndrimi i automjeteve në parkim zgjat normalisht 1-3 orë. Në këto zona kohëzgjatja e qëndrimit diktohet nga nevojat e klientëve, në bazë të standardit të jetesës së tyre dhe funksioneve të zonës.

parkimi-me-pagese

- Advertisement -

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.