Prindër kapeni sa nuk është vonë. Si të dalloni nje femije autik? Mjeku Spiro Saqellari: Ky eshte gabimi i pafalshem qe bejne sot prinderit

117374
0

A është fëmija im autik? Logopedi Spiro Saqellari flet për shkaqet dhe shenjat e një fëmije me këtë çrregullim. Si prind ju nuk do të besoni kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm, idealisht përpara moshës 18-muajshe bën një diferencë të madhe.

Autizmi është një spektrum i çrregullimeve, shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërveprojë me të tjerë. Shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çrregullime mesatare, ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar.

Por çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha: Komunikimi verbal dhe jo verbal; Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë dhe Mendimi dhe sjellja fleksibël. Logopedi dhe njëkohësisht specialisti i autizmit, Spiro Saqellari tregoi disa nga shenjat më dalluese të një fëmije autik si dhe u ndal në një tjetër problematikë “autizmin virtual” duke bërë një apel për të gjithë prindërit për largimin e telefonit nga duart e fëmijëve si dhe qëndrimin në një kohë sa më të vogël para ekranit të televizorit,

“Prindër largoni fëmijët nga ekrani i televizorit dhe smartfonët në duar, pasi po dëmtojnë rëndë fëmijët tuaj, duke sjellë jo pak çrregullime në shëndetin e tyre” ishte apeli i specialistit.