Del parashikimi i motit per gjithe javen ne qytetet kryesore te Shqiperise (Tabela per 5 dite)

435
0

Për javen që presim sipas parashikimevemetereologjike nga SHMU, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shakak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë

E Mart moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë

E Mërkur e Enjte e Premte moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtesi 1-7m/sek. Vlëzimi në detet 1-3 ballë