E hëna pushim për administratën dhe shkollat. Merret vendimi zyrtar!

1005
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të nëntorit.

Bëhet me dije përmes një VKM-je se e hëna deri të mërkurën, 27-28-29 nëntor, administrata dhe shkollat do të jenë pushim.

Në vendim sqarohet se kjo ditë do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda 3-mujorit të vitit paraardhës.