Aksidentohet në Tiranë moderatorja e njohur

2847
0

Moderatorja e njohur, Sonila Meço është përfshirë ditën e sotme në një aksident.

Nga pamjet shihet se makina e gazetares ka përfundur në trotuar.

Ndërsa brenda makinës shihet Meço duke pritur që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.