Aksident i rëndë/ Kamioni bie nga ura, pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

996
0

Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të Selanikut me PATHE-në.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, duke shpëtuar mrekullisht nga pasoja më të rënda.

Nga pamjet të cilat shpejt janë bërë virale në rrjet shihet se si automjeti i rëndë ka qenë duke lëvizur në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit, kur në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura.

Sipas informacioneve drejtuesi i kamionit është një turk 50 deri në 55 vjeç. Pas aksidentit ai ka dalë vetë nga mjeti i rëndë dhe sapo ka mbërritur ambulanca ka qenë në vetëdije. 

Pak më vonë ai u dërgua në spitalin Papanikolaou pasi kishte marrë plagë në anën e majtë të trupit.

VIDEO

@radiothessaloniki945 Φορτηγό έπεσε από γέφυρα στην εξωτερική περιφερειακή #rthess #thessaloniki #rain #accident ♬ original sound – Radio Thessaloniki 94,5