Pas 13 viteve martesë, nusja e Donald Trump kërkon divorcin

460
0

Vanessa Trump, bashkëshortja e Donald Trump Jr djalit të Presidentit Trump ka kërkuar divorcin ditën e djeshme.

Vanessa Trump paraqiti një procedurë jokontestuese, “që do të thotë se ajo nuk po pret një betejë ligjore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të çiftit ose pasuritë e tyre”, përcjell albeu.com

Mësohet se djali më i madh i presidentit dhe bashkëshortja e tij prej 13 vitesh “po jetonin jetë të ndara”.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti tha se ata kishin vendosur të shihnin jetën e tyre të ndarë, duke shtuar se ata “do të kenë gjithmonë respekt të madh për njëri-tjetrin” dhe familjet e tyre.

Trump Jr dhe Vanessa Trump u martuan në nëntor 2005 http://www.albeu.com/bota/pas-13-viteve-martese-nusja-e-donald-trump-kerkon-divorcin-foto-lajm/381748/?ref=bubble