Shoqërohet në polici kryebashkiaku i Lezhës, akuza që rëndon ndaj tij

382
0

Shoqërohet në polici kryebashkiaku i Lezhës, ku krahas tij nën akuzë janë vënë edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i zgjedhuri nga radhët e demokratëve.

Shoqërimi i tij është bërë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe më konkretisht për tjetërsim pronash.

Gjatë mesditës së sotme, Fran Frrokaj, është shoqëruar në polici, së bashku me 22 zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për të njëjtën akuzë.

Ata dyshohet se kanë abuzuar me detyrën, duke tjetërsuar pronat në Shëngjin e Lezhë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.